Telegrafi

Bashkëpunim nga Alban Skënderaj dhe Elinel

Alban Skënderaj ka bashkuar forcat me reperin nga Kosova Elinel.

Artistët do të vijnë me një bashkëpunim muzikor së bashku, i cili pritet të publikohet brenda javës së ardhshme.

Për këtë projekt që si duket erdhi pas realizimit të coverit të këngës“Ditë e re” e realizuar nga reperi, është kujdesur Gent Myftaraj.

“Unë dhe ti” mban titullin kënga e fundit e Albanit, e cila arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut ndërsa në anën tjetër Elinel sapo ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë dhe pritet që së shpejti të bëhet baba./Telegrafi/