Maqedonia ka zbatuar twining projektin ”Forcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve organizative institucionale për procesin e integrimit evropian”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky projekt është bashkëpunim i tre vendeve antëre të BE-së, Gjermanisë, Polonisë dhe Kroacisë, ku janë përfshirë edhe ekspertë nga Bullgaria.
Me rastin e përfundimit të projektit, zv. kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi theksoi se secila nga vendet anëtare, pjesëmarrëse në projekt, i ka ofruar njohuritë dhe përvojat e saj të rëndësishme, që lidhen me aspekte të ndryshme të funksionimit të BE-së.
Jaromir Leviçek nga Delegacioni i BE-së theksoi se e ardhmja e përafrimit në BE, e një vendi, nuk duhet të konsiderohet si gjë e kryer, pasi që duhet të plotësohen një numër detyrash./Telegrafi/