Në Peshkopi u promovua një projekt i bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri, në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Në promovim morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të komunave Dibër dhe Peshkopi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti “Standardet bujqësore dhe certifikimet, krijimi i kapaciteteve dhe finacimi i Strategjisë dhe Marketingut për mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe tregtisë” u prezantua nga Magdalena Sharllamanov, menaxhuese programesh pranë delegacionit të BE-së në Shkup.
Projekti do të zgjatë dy vite dhe financohet nga Programi i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa do të ndahen 320 mijë euro, përmes së cilave do të financohet organizimi i trajnimeve, do të jepen certifikata, si edhe do të sigurohet ndihmë profesionale për fermerët për përgatitje projektesh./Telegrafi/