Site icon Telegrafi

Bashkëpunim ndëretnik në arsimin fillor të Maqedonisë

Në kuadër të projektit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës të Maqedonisë për bashkëpunim ndëretnik në arsim, një grup nxënësish filloristë të Forinës së Gostivarit kanë vizituar moshatarët e tyre të Koçanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nxënësit e të dy qyteteve mbajtën një aktivitet, ku u shfaqën valle shqiptare dhe maqedonase, lojë në futbsallë, ndërkaq u mbajt edhe një punëtori për konstrukte letre. Shfaqja mbaroi me një valle të përbashkët të nxënësve të të dy qyteteve. Nxënësit e forinës vunë lule në përmendoren e Nikolla Karevit./Telegrafi/

Exit mobile version