Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe delegacioni i OSBE-së në Shkup, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në kuadër të cilit është parashikuar të organizohen trajnime dhe ngjarje, të cilët kanë për qëllim të përmirësojnë sigurinë e gazetarëve dhe të përmirësohet cilësia e raportimit të gazetarëve.
Memorandumi parasheh organizimin e gjashtë trajnimeve për gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, të cilët do të përqendrohen në mbulimin e ngjarjeve me rrezik të lartë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të publikohet edhe doracak për sigurinë e gazetarëve, ndërsa me ngjarje të përbashkët do të shënohet edhe 2 nëntori, Dita ndërkombëtare për luftë kundër mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve.
Ambasadorja Suomalainen tha se nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me SHGM-në ka domethënie simbolike sepse me atë zyrtarisht vazhdohet bashkëpunimi në fushën e lirisë së mediave pa pauzës dhjetë vjeçare.
“Shpresoj se bashkëpunimi jonë, i cili u zyrtarizua sot do të shërbejë për sigurimin e mjedisit të sigurt për punë të gazetarëve. Siç kam lexuar në një nga murrët në Shoqatën tuaj, liria e të shprehurit pa dyshim është shtylla kryesore në një demokraci”, tha ambasadorja Suomalainen.
Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, i falënderoi Misionit të OSBE-së në Shkup për mbështetjen dhe inkurajimin e gazetarëve për përballimin e problemeve me lirinë e të shprehurit në të kaluarën. Selmani tha se duhet të shfrytëzohet gatishmëria e MPB-së dhe Prokurorisë Publike të diskutohet për ngritjen e efikasitetit të hetimeve për të gjitha sulmet ndaj gazetarëve dhe të ndërtohet mekanizëm institucional për parandalim dhe dënim të dhunës të tillë.
“Nuk do të përmirësojmë lirinë e të shprehurit në Maqedoni nëse institucionet nuk kanë vullnet dhe kapacitet t’i hetojnë në mënyrë efektive të gjitha sulmet mbi gazetarët. Dhe jo vetëm kjo, ato që marrin guximin të sulmojnë gazetarë duhet shpejtë të sillen para drejtësisë dhe të dënohen përkatësisht. Me këtë, sistemi do të dërgojë porosi të qartë se dhuna mbi gazetarëve është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në të ardhmen”, theksoi Selmani.
Ai tha se liria e të shprehurit është përfitim i madh shoqëror, por njëkohësisht ajo paraqet edhe përgjegjësi. Sipas tij, një pjesë e trajnimeve do t’i kushtohen edhe njoftimit të gazetarëve me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Jemi të bindur se këto trajnime do të përmirësojnë raportimin e gazetarëve sepse ato do të dinë saktë ku mbaron liria e të shprehurit dhe ku fillon përgjegjësia e tyre. Me këtë do të parandalojmë edhe vetë-censurimin në media”, shtoi Selmani.
Ambasadorja Suomalainen dhe kryetari i SHGM-së Selmani së bashku i dënuan kërcënimet verbale të prokurorit Bahri Shabani ndaj gazetarit të Alsat-M, Ardian Kerimi./Telegrafi/