Site icon Telegrafi

Bashkëpunim Maqedoni – Kosovë në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes

Zv. ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, ka realizuar një vizitë në Republikën e Kosovës, ku është takuar me zv. ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Muhamet Latifi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është disuktuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si edhe shfrytëzimin e ndërsjellë të kapaciteteve rajonale.

Në kuadër të kësaj vizite në Prishtinë, zv. ministri Maksuti realizoi takim edhe me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, si edhe komandantin e FSK-së, gjeneral-kolonel Rahman Raman./Telegrafi/

Exit mobile version