Këshilli republikan për Siguri në komunikacionin në rrugë (KRSKRR) dhe Agjencia për supervizion dhe sigurim (ASS) sot nënshkruan memorandum për partneritet dhe bashkëpunim dhe veprim të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i KRSKRR, Stojçe Stamenkovski, deklaroi se në bazë të memorandumit të sotëm për bashkëpunim të KRSKRR dhe ASS në periudhën e ardhshme do të realizohen aktivitete të shumta të përbashkëta për rritjen e sigurisW në komunikacion, aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes publike për përparësitë dhe përfitem e sigurimit të automjetit, njohuritë financiare të pjesëmarrësve në komunikacion për polisën për autopërgjegjësi, paraqitjen e dëmit në rast të krijimit të një ngjarje të dëmshme, të drejrtave dhe obligimeve prej hartës së gjelbër, të drejtat dhe obligimet, plotësimin e procesverbalit evropian dhe shumë aktiviteteve tjera, njofton AIM.
Nga ana tjetër kryetari i ASS, Klime Poposki tha se edhe në periudhën e deritanishme ASS dhe KRSKRR kanë realizuar nivel të lartë të bashkëpunimit. /Telegrafi/