Konferenca për rrjetëzim të kompanive nga industria e lehtë matalo-prodhuese e Maqedonisë me blerës të huaj ‘Macedonia Manufacturing Expo’ do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paralajmëruar prania e 48 kompanive furnizuese nga Maqedonia dhe 18 kompani, 16 nga të cilat janë të huaja, në cilësinë e blerësve.
Krahas takimeve të drejtpërdrejta afariste mes kompanive dhe të huaja do të flitet për trendet dhe teknologjitë e reja në industri. Qëllimi përfundimtar i këtij bashkëpunimi është që kompanitë e Maqedonisë të bëhen pjesë e zinxhirit global furnizues të kompanive të huaja me renome, por edhe t’i përforcojnë lidhjet me kompanitë vendore nga industria e lehtë.
Konferenca është orhanizuar nga Projekti i USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla, të bashkëfinancuara nga Qeveria e Zvicrës, dhe poashtu nga sgunë Agjenci dhe Asociacione, Oda ekonomike amerikane dhe gjermane. /Telegrafi/