Site icon Telegrafi

Bashkëpunim doganor Maqedoni-Greqi për pengimin e kontrabandimit të marihuanës

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) njoftojnë se është zbuluar një kanal ndërkombëtar kontrabandimi të marihuanës.

Bëhet fjalë për një grup ndërkombëtar që kanë kontrabanduar marihuanë në relacionin Maqedoni-Greqi për në Evropën Juglindore.

Doganat bëjnë të ditur se kapja e mbi 300 kilogramë marihuane para disa ditësh ka qenë si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Doganag e Greqisë.

Njëkohësisht, Dogana greke ka kapur rreth gjysmë toni marihuanë në afërsi të Nea Peramos./Telegrafi/

Exit mobile version