Site icon Telegrafi

Bashkëpunim dhe partneritet i URM-së me forcat e armatosura të Polonisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URM-së, gjeneral Vasko Gjyrçinovski në kuadër të vizitës dyditore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, u takua me mikun e tij, gjeneral Rejmond Andzheçak.

“Në takim mes dy gjeneralëve të Shtabeve të Përgjithshme u bisedua për bashkëpunimin ushtarak të deritashëm, që kryesisht përbëhej nga pjesëmarrja e përbashkët në aktivitetet trajnuese në organizimin e NATO-s, përvojat polake nga proceset integruese, si dhe për mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak”, njoftojnë nga ministria e Mbrojtjes.

Gjurçinovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në procesin aktual të integrimit për anëtarësimin e vendit në Aleancë, duke shpresuar se do të vazhdojë si partneritet me mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe ndihmës në proceset e integrimit dhe përmirësimit të standardeve të arritura në NATO, sidomos në fushën e operacioneve speciale.

Gjatë vizitës në Varshavë gjenerali Gjurçinovski realizoi takim me sekretarin shtetëror në ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa delegacioni ushtarak nesër do ta vizitojë komandën e forcave speciale të Polonisë në Glivice./Telegrafi/

Exit mobile version