Telegrafi

Bashkëpunim akademik Manastir – Selanik

Studentë nga manastiri do të kenë mundësi që të përfitojnë njohuri akademike në unversitetin më të madh në Greqi, ”Aristoteli” në Selanik, ndërkaq kuadri mësimdhënës i këtij universiteti do të ligjërojnë në universitetin ”Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është një pjesë e bashkëpunimit që planifikojnë këto dy universitete në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar nga rektorët Sasho Korunovski dhe Mitkas Perikles.

Me këtë marrëveshje, shpeshtohet bashkëpunimi që ekziston në mes të dy qyteteve në planin kulturor, ekonomik dhe turistik./Telegrafi/