Site icon Telegrafi

Bashkëpunëtorja e shërbimeve sekrete ruse: Vuçiq kundër Rusisë

Dragana Trifkoviq e identifikuar nga inteligjenca e Kosovës si bashkëpunëtore me ndikim e FSB-së, njërit prej shërbimeve të inteligjencës ruse, është e njohur për qëndrimet ekstreme anti-NATO, ka thënë se, “Aleksandar Vuçiqi e ka rritur kampanjën anti-ruse në Serbi”.

Trifkoviq në një shkrim në Facebook, e ka akuzuar presidentin e Serbisë se, “nuk ka arritur ta bindë Putinin që ta pranojë planin që e ka arritur me Thaçin, që ta dorëzojë Kosovën, Medvegjën dhe Bujanocin, e t’i marrë si këmbim dy fshatra dhe këtë ta paraqesë si fitore të madhe”.

Ajo më tej ka shkruar se, “Rusia mbetet pranë qëndrimit se problem i Kosovës mund të zgjedhet në kuadër të Rezolutës 1244. Për këtë arsye, mbrëmë në Radio Televizionin e Serbisë është emetuar filmi propagandistik dokumentar ‘Dëshmitarët e Putinit’. Për këtë arsye, nuk e priti ndihmën shpirtmadhe ruse, e as që e paraqiti në ballinat e mediave që i kontrollon”.

Dokumentari “Dëshmitarët e Putinit” është prodhim i DW, i cili e paraqet “zhdukjen” e bashkëpunëtorëve të presidentit të Rusisë. Në këtë dokumentar, i cili kur ishte shfaqur si premierë para më shumë se tre muajsh, vetëm Medvedevi kishte mbetur nga bashkëpunëtorët e hershëm të Putinit. Ndërkaq, sot, as ai nuk është në rrethin e parë të presidentit rus.

Trifkoviq ka qenë deputete e Kuvendit të Serbisë në legjislaturën e kaluar më Partinë Demokratike të Serbisë.

Më pas ka kaluar të partia ekstremiste “Dveri”. Institucionet e sigurisë së Ukrainës dhe mediat e këtij vendi e kanë akuzuar se ka marrë pjesë si një vëzhguese e rrejshme e zgjedhjeve në Krimenë e okupuar nga rusët, kurse Agjencia e Kosovës për Inteligjencë e ka kategorizuar si agjente me ndikim e FSB-së, përmes një operacioni kibernetik, kur edhe pati nxjerrë publikisht fotografinë e saj me akreditiv të FSB-së.

Exit mobile version