Site icon Telegrafi

Bashkëpunëtorët e Wengerit, Eriksonit e Lowit tani ndihmojnë Bunjakun për Botëror

Ende nuk janë bërë dy vite të plota që kur iu është dhënë drita e gjelbër në FIFA për ndeshjet miqësore, ndërsa Kosova ka zhvilluar nëntë të tilla, duke shënuar tri fitore, ka arritur tri barazime dhe ka pësuar po aq disfata.

Por që nga ndeshje e parë me Haitin deri tek kjo e fundit me Shqipërinë, Kosova ka ndërruar rrënjësisht.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka arritur t’i bind trajnerë të mëdhenj si Tord Grip, Alexander Carra dhe Marcus Svenson që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës dhe t’i ndihmojnë drejt objektivit që është kampionati botëror ‘Rusi 2018’.

Tord Grip

Përvoja e Tord Gripit është e jashtëzakonshme, pasi është pjesëmarrës në shtatë kampionate botërore si trajner dhe ndihmës trajner dhe në tre kampionate evropiane.

77-vjeçari iu bashkua Kosovës në ndihmë pa pagesë, ndërsa ai ka punuar me klube dhe Kombëtare të mëdha si Suedia, Anglia, Meksika, Bregu i Fildishtë e Norvegjia duke qenë përkrah Sven Goran Eriksonit.

Ndërkohë klubet që Grip ka punuar janë emra të njohur si Manchester City, Lazio, Notts County, Young Boys, Malmo e Orebro.

 

Tord Grip së bashku me Sven Goran Erikson sa ishte pjesë e Përfaqësueses së Anglisë

Grip është kampion në Serie A me Lazion, ndërsa në vitin 1994 arriti të zë pozitën e tretë në kampionatin botëror me Suedinë me lojtarë të mëdhenj si Brolin, Dalin, Larson e të tjerë.

Gjithashtu suedezi ka pasur nën urdhrat e tij edhe emra tjerë të mëdhenj si Anelka, Ibrahimovic, Veron, Drogba, Owen, Rooney, Beckham, Nedved, Nesta, Simeone e të tjerë.

Takimi i parë i Tord Gripit me selektorin Albert Bunjaku ka ndodhur në vitin 2004, pasi në atë kohë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës mori licencën profesionale UEFA PRO dhe që nga ajo kohë bashkëpunimi i tyre ka qenë i mrekullueshëm.

Përvoja e Gripit në futboll është unike dhe e jashtëzakonshme, pasi të jesh shtatë herë pjesëmarrës në Kampionatin botëror dhe tri në evropian është një e arritur pothuajse e pa përsëritur dhe përfaqësueset tjera xhelozojnë Kosovën se si ende pa u pranuar ka në radhët e saj një njeri si Gripp, por vetëm falë Albert Bunjaku, suedezi fantastik po e ndihmon vendin tonë.

Alexandre Carra

Sikur mos të mjaftonte përvoja e jashtëzakonshme e suedezit Tord Grip, Kosova ka angazhuar në radhët e saj gjermanin kampion bote Alexander Carra që është analist i Përfaqësueses së Kosovës.

Carra ka qenë hiq më pakë e hiq më shumë se pjesë e Kombëtares së Gjermanisë nga viti 2011 deri në vitin 2014 ku është pjesë e suksesit të gjermanëve që u shpallën kampion bote, ndërsa ai ka eksperiencë edhe tek Bayer Leverkusen në Bundesliga 1.

Analisti i njohur gjerman iu bashkua Kosovës në fund të vitit 2014 dhe vazhdon të jetë një ndihmesë e madhe e Albert Bunjakut dhe asistentëve të tij, transmeton Telegrafi.

Carra ka qenë krahu i djathë i trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low, mirëpo ai tani është njeriu i të gjitha statistikave te Kosova.

Alexander Carra pas triumfit në Kampionatin Botëror me Gjermaninë së bashku me Joachim Low

Markus Svensson

Markus Svensson është emri më i fundit i afruar tek Përfaqësuesja e Kosovës nga trajneri Albert Bunjaku.

Svensson ka qenë për pesë vite pjesë e gjigantit anglez Arsenal si trajner fizik i lojtarëve.

Svensson do t’i bashkohet iu ka bashkuar Kosovës pas insistimit të Albert Bunjakut i cili e ka mik që nga studimet në universitetin e Orebros dhe federatën suedeze.

Suedezi Svensson ka edukim në universitetin më prestigjioz në botë atë ‘John Moore Liverpool’, dhe përveq përvojë pesë vjeçare në Arsenal ai ka punuar edhe në Përfaqësuesen e Anglisë, atë suedeze si dhe tek skuadra angleze Notts Country.

Bunjaku dhe Svensson ishin së bashku në studime në universitetin ‘John Moore Liverpool’, dhe që nga ajo kohë miqësia e tyre ka vazhduar për të qenë suedezi këshilltar i Bunjakut gjatë këtyre viteve para se të pranojë të jetë pjesë e shtabit teknik të Kosovës.

Markus Svenson dhe Robin Van Persie sa ishin pjesë e Arsenalit

 

Albert Bunjaku

Padyshim që në ngritjen e madhe të Kosovës meritat më të mëdha i ka përzgjedhësi Albert Bunjaku me punën e palodhshme të tij që e ka bërë.

Bunjaku pothuajse gjatë gjithë kohës është duke udhëtuar nëpër shtete të ndryshme evropiane për të takuar lojtarë të rinj dhe natyrisht pothuajse çdo muaj vije në Kosovë dhe përcjellë ndeshje të futbollit kosovar.

Bunjaku i takon grupit të trajnerëve me edukimin më të lartë në Suedi dhe në Evropë duke filluar nga:

Licencimi UEFA PRO në vitin 2004 në federatën suedeze.

Edukimin akademik në universitetin e Orebros që është më i miri në Suedi për trajner profesional i futbollit, në bashkëpunim me universitetin ‘John Moore Liverpool’, federatën suedeze dhe UEFA 2003-2004.

Bunjaku ka kryer edukimet akademike në universitetin e Orebros në psikologjinë sportive gjatë viteve 2007-2012.

Përveç edukimit superior ai në Kosovë njihet edhe si udhëheqës i projekteve madhështore të bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj suedeze duke filluara nga: Licencimet e para të trajnerëve kosovar në kuadër të UEFA-s, përmes federatës së futbollit suedeze gjatë vitit 2003/2004.

Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës: Tord Grip, Albert Bunjaku, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha

Ai ka fituar pesë herë çmimin nga FFK për kontributin sportiv dhe punëtorin më të zgjuar në diaspor gjatë viteve 2002-2012.

Ai ka marrë mirënjohje nga ministritë e sporteve në Kosovë dhe në Suedi duke përfshirë edhe titullin instruktor shtetëror në Federatën suedeze të futbollit.

Bunjaku kishte bërë një gjest madhështor duke sjellë në Kosovë stadiumin ‘Rasunda’, i cili kishte një vlerë prej 3-5 milionë euro dhe këtë e bëri së bashku me FFK në vitin 2012.

Kujtojmë që Bunjaku ishte përgjegjës i zyrës për zbulimin e talenteve në Skandinavi nga Federata shqiptare e futbollit (FSHF).

Puna e Bunjakut si trajner profesional kishte filluar nga viti 2004 në klube të njohura suedeze si Degerfors IF, Kalmar FF dhe Orebro SK, ndërsa ishte edhe ligjërues dhe instruktor në akademit e futbollit por edhe në universitete të ndryshme.

Albert Bunjaku është anëtar në shoqatën e trajnerëve profesional të UEFA-s. Organizator dhe anëtar i shoqatës së psikologëve sportiv botëror por edhe organizator kryesor i konkresit botëror të psikologjisë sportive. Trajnime mentale në jetë dhe sport në Prishtinë në vitin 2011 ku morën pjesë më shumë se 500 profesor botëror në UP. Bashkë autor i librit në gjuhën shqipe ‘trajnimet mentale në sport’, së bashku me mikun e tij, profesorin më të shquar botëror prof. Dr. Lars Erik Unesthal.

Muharrem Sahiti dhe Albert Bunjaku gjatë stërvitjeve me Përfaqësuesen e Kosovës

Në vitin 2015 Bunjaku mori çmimin nga Komiteti Olimpik kosovar për kontributin sportiv dhe ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ai është edhe mik i afërt i ish-kryetarit të UEFA-s, Lennart Johansson i cili tani është kryetar nderi në UEFA. Qysh në vitin 2006 Bunjaku kishte krijuar kontakte mes Johanssonit dhe institucioneve të FFK-së.

Pjesa tjetër e shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës

Përpos të lartpërmendurve, Kosova ka edhe pjesën tjetër të shtabit teknik ku në të janë emra të shquar të futbollit kosovar.

Pjesë e shtabit është janë edhe dy ndihmës trajner janë edhe Genc Hoxha dhe Muharrem Sahiti, ku ky i fundit është miku më i afërt i Bunjakut. Sahiti është njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit kosovar, ndërsa në qytetin e Gjilanit ai është shpallur si sportisi i shekullit.

Sahiti ka një karrierë të bujshme si futbollist në Evropë në ligën e Turqisë me skuadrën Konyaspor, në Thunin zviceran, si dhe përvoja tjera në Bullgari e Gjermani.

Muharrem Sahiti njihet për punën e tij të madhe pasi shpesh herë udhëton nëpër Evropë për t’i parë nga afër ndeshjet e lojtarëve të Përfaqësueses, ndërsa është në përfundim të licencimit me UEFA Pro Level. Ai është magjistër i shkencave sportive por aktualisht edhe këshilltari kryesor i ministrit për kulturë rini dhe sport Kujtim Shala.

Si trajner i portierëve tek Përfaqësuesja e Kosovës është legjenda e Prishtinës, Ahmet Beselica, ndërsa pjesë tjetër të shtabit janë edhe doktorët, Ismet Shala, Zheraldin Dërguti dhe Murat Hoxha. /Telegrafi/


Pjesa tjetër e shtabit të Përfaqësueses së Kosovës

Exit mobile version