Site icon Telegrafi

Bashkëpunëtorët e sulmuesit në Nicë akuzohen për terrorizëm, përfshirë dy shqiptarë

Zyra e prokurorit në Paris mbrëmë vonë ka njoftuar se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër pesë bashkëpunëtorëve të sulmuesit me kamion në Nicë, i cili i ka vrarë 84 vetë dhe i ka plagosur qindra të tjerë.

Prokurorët thanë se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, i cili në vendin e ngjarjes ishte vrarë nga policia më 14 korrik, dhe bashkëpunëtorët e tij, duket se për disa muaj e kishin përgatitur sulmin.

Zyra e prokurorit, Francois Molins, që i mbikëqyrë hetimet për terrorizëm, i ka angazhuar më se 400 hetues në këtë rast dhe i ka paraqitur një varg të akuzave kundër pesë të dyshuarve, përfshirë bashkëfajësi për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste.

Të dyshuar janë pesë vetë, përfshirë shqiptarin, Artan H., dhe bashkëshorten e tij, Enkelejda Z., e cila ka shtetësi franceze dhe shqiptare, raporton Rel.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Por, autoritetet thonë se nuk kanë gjetur shenja se ky grup e ka udhëhequr sulmuesin Bouhlel ose e ka financuar, megjithëqë dëshmitë tregojnë se sulmi ishte i paramenduar.

Exit mobile version