Telegrafi

Bashkëpronari i Atalantës konfirmon se do të bëjë ofertë të majme për blerjen e Chelseat

Bashkëpronari i Atalantas, Stephen Pagliuca, pranon se është gati të bëjë një ‘ofertë thelbësore dhe të besueshme’ për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.

Grupi i Pagliucas fitoi shumicën e aksioneve në Atalantas në shkurt, megjithëse u njoftua si një partneritet midis La Dea dhe investitorëve amerikanë. Pagliuca tani është i vendosur të bëjë një ‘ofertë të majme’ për të blerë klubin londinez nga manjati rus, të cilin qeveria britanike e ka sanksionuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime, morali im ka qenë gjithmonë të veproj në heshtje, me integritet dhe t’i lejoj veprimet dhe rezultatet e mia të flasin me zë të lartë”, deklaroi Pagliuca për Sky Neës UK.

Lexo po ashtu Qeveria britanike përshpejton shitjen e Chelseat - ka tashmë një emër të preferuar

“Sidoqoftë, është e domosdoshme të sqarojmë dhe të sigurojmë mbështetësit për grupin tonë të ofertës dhe angazhimet e tij, për të theksuar se sa seriozisht e marrim përgjegjësinë tonë të mundshme ndaj Chelseat”.

Pagliuca, i cili është gjithashtu bashkëpronar i ekipit NBA, Boston Celtics, shtoi se oferta do të jetë ‘substanciale dhe e besueshme’. Sipas raportimit, Pagliuca do të ishte gati të zvogëlonte aksionet e tij në Atalanta për të përfunduar marrjen e Bluve.

“Fokusi dhe synimi ynë i parë është të bëjmë investime strategjike për të vazhduar konkurrencën për kampionate dhe trofe”, vazhdoi ai.

Lexo po ashtu Abramovich nuk do të largohet nga futbolli, pasi synon ta blejë skuadrën e madhe spanjolle

“Ne do t’i mbështesim lojtarët dhe trajnerët tanë për t’u siguruar që Chelsea të jetë fitues i zakonshëm dhe pretendent për titull, qoftë në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve apo Superligën e Femrave (e vetmja Super Ligë në të cilën synojmë të konkurrojmë, për rekord)”.

“Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të investojmë në akademinë e të rinjve për të zhvilluar yjet e së ardhmes dhe nuk do të ishim në këtë proces nëse nuk do të kishim një vizion emocionues dhe gjithëpërfshirës për Chelsean”.

“Në mbi 20 vjet pronësi të Boston Celtics, ne nuk kemi menduar një herë të ndryshojmë emrin, ngjyrat ose logon e klubit. Kjo është garancia jonë për tifozët e Chelseat”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Persona nga konsorciumi i Todd Boehly shihen në terrenin stërvitor të Chelseat

Në mars, Pagliuca foli me La Gazzetta dello Sport për të shpjeguar planet e tij për të ardhmen e Atalantas, duke pranuar se ai sheh ngjashmëri mes La Dea dhe Boston Celtics.

Familja e Pagliuca u shpërngul në SHBA nga Italia në vitet ’20-ta. Ata ishin nga një fshat i vogël në Bazilikata, i quajtur Muro Lucano. /Telegrafi/