Site icon Telegrafi

Bashkëpartiaku i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, në mesin e mijëra të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Një politikan turk figuron në listën e mijëra personave që humbën jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi këtë vend.

Yakup Tas, 63-vjeç, ishte anëtar i partisë në pushtet të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili u gjet i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së shembur në qytetin Adiyaman, transmeton Telegrafi.

Gruaja e tij, vëllai dhe kunata së bashku me dy fëmijët gjithashtu janë gjetur të vdekur raporton Anadolu Agency.

Lexo po ashtu Videoja bëhet virale, qeni bën sjellje të çuditshme para tërmetit që goditi Turqinë – mundohet të alarmojë qytetarët

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shtetas austriak, ka njoftuar ministri i Jashtëm turk, kufomat e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat në provincën turke Kahramanmaras.

Një qytetar danez gjithashtu po konsiderohet i zhdukur, është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Ndryshe autoritetet turke kanë njoftuar se janë zhdukur edhe tre shtetas britanikë, për të cilët deri më tani akoma nuk dihet asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version