Veterani britanik i UÇK-së, Jon Harrison, i cili është diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë, ka nevojë për ndihmë financiare për kurimin e sëmundjes së rëndë.
Ish bashkëluftëtari i britanikut Harrison, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, ka ndërmarr iniciativë për të ndihumar financiarisht ish luftëtarin britanik të UÇK-së, transmeton Telegrafi.
Quni, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publik një numër të llogarisë ku mund të ndihmohet Harrison.
Lexojeni të plotë postimin e deputetit Quni:
“Per Jon Harrison, veteranin e UÇK-se
Bujaria shqipetare dhe fisnikeria e luftetarit, vazhdojne te deshmohen.
Kemi ndihmuar njeri-tjetrin dhe do te vazhdojme ta bejme edhe me tutje.
Sonte, ne fushaten “Veterani per Veteranin”, u takuam per te ndihmuar sherimin nga kanceri te Jon Mark Harrison.
Ndihmen munde ta beni edhe Ju permes llogarise se tij ne BpB: 13-00-0040011408.66
Per me shume detaje, munde te kontaktoni me Sami Gecaj, ne tel: 044/601-900″ (sic.), ka shkruar Quni. /Telegrafi/