Oliver BIerhoff pohon se futbollistët e Arsenalit e ka lënë pas dore Mesut Ozilin në takimin kundër Bayern Munichut.
Menaxheri i përgjithshëm i Gjermanisë mendon se mesfushori po vuan mungesën e mbështetjes së lojtarëve të tjerë dhe me këtë rast nuk po shfaq ndeshje të mira.
“Nuk kishte shumë mbështetje për Mesut Ozil-in në atë ndeshje. Skuadra e la paksa në baltë”, tha ai për “Sport Bild”, transmeton Telegrafi.
Reprezentuesi gjerman u kritikua rëndë pas humbjes së thellë prej 5-1 në Allianz Arena në kuadër të takimit të parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ozil kaloi në radhët e Arsenalit në vitin 2013 prej Real Madridit dhe nga ajo kohë ka pasur 104 paraqitje duke shënuar 20 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/