Bashkëjetesa është diçka serioze, prandaj duhet të siguroheni se dini gjithçka për të, para se ta merrni vendimin për tu shpërngulur.
Ndarja e shtëpisë me partnerin jua ndryshon lidhjen dhe, përderisa disa ndryshime janë të mira, duhet të përgatiteni edhe për ndryshimet e këqija, transmeton Telegrafi.
Një temë e fundit e diskutuar në forumin ‘Reddit’ ka ekspozuar realitetet e asaj se si është në të vërtet bashkëjetesa.
Duke filluar nga mënyra se si i organizoni librat e deri te mënyra se kush cilat punë të shtëpisë i kryen, zënkat mund të fillojnë shumë lehtë.
Përveç mungesës së letrave të tualetit, ‘burimi’ më i zakonshëm i fjalosjeve duket të jetë prezenca e qimeve.
“Qime. Qime kudo përgjatë shtëpisë”, është ankuar një person në këtë forum, përderisa një tjetër ka shkruar se me sasinë e flokëve që ka parë deri tani, gruaja e tij është dashur të jetë tullace.
Por, nuk duhet hedhur faji vetëm te gratë, sepse, siç tregon një grua, ajo shpeshherë gjen qime të mjekrës së partnerit në ushqimin e saj, në lavaman dhe kudo tjetër.
Siç edhe ka qenë e pritur, papastërtia mbetet shkaktari kryesor i frustrimit të jetës bashkëshortore. /Telegrafi/