Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet kompanisë Quantix.LLC dhe Atlasit Etnografik, i cili projekt ka për qëllim që të gjitha bashkëbisedimet e regjistruara me audio dhe video, në mbi 10 fshatra të Kosovës, të transkriptohen në tekst përmes platformës Shqip.ai.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se qindra orë bashkëbisedim me të intervistuarit do të transkriptohen në tekst për vetëm disa orë.
“Ky bashkëpunim mundëson që koha e kursyer për transkriptim do të mund të përdoret për nevoja tjera të projektit”, thuhet në postim. /Telegrafi/