Qëkur Meghan Markle (38) është bërë pjesë e familjes mbretërore britanike, bota ndjek paraqitjet e saj publike
Për grimin e ish-aktores kujdeset grimuesi Daniel Martin, ndërkaq një truk bukurie të cilin rregullisht e aplikon dukesha e Sussex-it i ndihmon që të mbajë dukjen natyrale të buzëve.
Në të vërtetë, Meghan përdor teknikën e vizatimit të skajeve të buzëve me ndihmën e lapsit të buzëve, transmeton Telegrafi.
Rezultati i këtij truku është efekti i buzëve më të plota pa shtuar ngjyra.
▪ Më parë, zgjidhni bazën për buzë ashtu që të jetë më e errët se ngjyra e tyre natyrale.
▪ Mbrehni mirë lapsin e buzëve dhe tërhiqni linjën pak sipër linjës natyrale të buzëve por përqendrohuni në mesin e buzëve.
▪ Kur të arrini deri në skaj, përmbajuni linjave natyrale.
▪ Zgjidhni nuancën e ngjashme me ngjyrën natyrale të buzëve, pastaj gradualisht bëni vëllimin në mënyrë që të mbajë dukjen natyrale të buzëve. /Telegrafi/