Wire, një biznes i ri start-up me 50 persona do të fillojë i përbërë kryesisht nga inxhinierë dhe ish-themeluesi i Skype, po depërton në skenë dhe në një debat politik global mbi enkriptimin dhe privatësinë.
Wire tha të enjten se aplikacioni i saj do ta ketë të shtuar edhe opsionin e video-thirrjeve me një paketë të shërbimeve të komunikimit private që shkon përtej ofruesve ekzistues të mesazheve.
Rivalët si Facebook Messenger dhe WhatsApp, Telegram, Threema dhe Signal ofrojnë enkriptim në vetëm disa pjesë të mesazheve apo për një grup të kufizuar të shërbimeve, ka thënë në deklarimin e saj kompania e re që po depërton në treg.
Aplikacioni Wire, që është i bazuar në Zvicër ofron mbrojtjen e privatësisë përmes kompjuterëve të saj që janë gjithmonë të lidhur, edhe kur telefonuesit përdorin pajisje të shumta, të tilla si një telefon apo kompjuterë desktop njëkohësisht.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse paraqet sfida të reja për zbatuesit e ligjit, të cilët shpesh kërkojnë të shfrytëzojnë boshllëqet në enkriptim në hetimet penale apo ato të sigurisë.
Sipërmarrësi danez ishte njëri nga bashkë-themeluesit e Skype, që është lëshuar për herë të parë në vitin 2003, kompani e cila u shit më vonë tek një seri e pronarëve dhe tani është një njësi e Microsoft Corp.