Sikur një skenë cirku në mes të rrugës
Të pranishmit që ndodheshin në një rrugë të Perusë, nuk po i besonin syve, kur bashkë me pasagjerët, në taksi hyri edhe një alpaca, transmeton Telegrafi.
Madje, makina që nuk dihet se çfarë firme i përket, kishte përmasa shumë të vogël, për të hipur në të edhe një kafshë.
“Diçka krejt ndryshe, prej gjërave që i shohim për çdo ditë. Ngjante sikur një skenë cirku që zhvillohej në rrugë”, shkruan në përshkrimin e videos.
Ende nuk dihet, se pse kjo alpaca u fut në këtë formë, ndërsa nuk kishte litar në qafë dhe besohet se është kafshë shtëpiake dhe e zbutur. /Telegrafi/
https://youtu.be/pvrn-vFwudg