Këtë të diel, më 26 shkurt, Huawei do të organizojë një ngjarje para konferencës Mobile World Congress, në të cilën pritet të zbulojë dy telefonat e ri – P10 dhe P10 Plus.
Një orë e mençur pritet që poashtu të jetë pjesë e zbulimeve dhe nuk mbaron me kaq.
Kompania kineze ka zbuluar posterin promovues të cilin mund ta shihni të bashkangjitur. Ky imazh na tregon të presim shtresën e re të softuerit të kompanisë që do të punojë së bashku me Android.
EMUI 5.1 do të pasojë versionin paraprak, EMUI 5.0 që është i bazuar në Android Nougat.
Tani për tani, është e paqartë se çfarë përmirësime do të sjell versioni i ri, mirëpo mund të thuhet lirisht se P10 dhe P10 Plus do të jetë pajisjet e para që do të kenë të instaluar EMUI 5.1.