Të paktën kështu thuhet sipas faqes BGR, e cila thotë se në këtë ditë Apple ka planifikuar lansimin e iOS 4.3, dhe se ky sistem operativ tashmë është gati.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky sistem operativ do të jetë në mesin e pajisjeve si iPad, iPhone ose iPod Touch, versionet e reja të së cilave priten të lansohen më 2 mars.
Mirëpo, menjëherë pas publikimit të ndonjë informate zyrtare ose edhe jo-zyrtare lidhur me lansimet e mundshme të produkteve apo edhe softuerit iOS 4.3, ne do të ju informojmë në detaje. / Telegrafi /