Telegrafi

Bashkatdhetari në Norvegji pret lëvizjen e lirë të kosovarëve me armë kundër ajrore (Video)

Pas propozimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, bashkatdhetarët që gjenden në vende të ndryshme evropiane, kanë filluar me postime të ndryshe në rrjetet sociale, duke uruar qytetarët e Kosovës, madje edhe duke i ftuar që t’i vizitojnë vendet ku ata jetojnë.

Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale janë postuar batuta dhe fotografi plot humor për këtë proces.

Humorit rreth vizave po ia bashkojmë edhe këtë video, të cilën e ka postuar në YouTube një bashkatdhetar nga Norvegjia.

Ai ka uruar propozimin për liberalizimin e vizave, duke i ftuar dhe pritur qytetarët me një armë kundër ajrore.