Site icon Telegrafi

Bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Austri duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se Qeveria e Austrisë ka marrë masa të reja për hyrje në Austri.

Këto masa hyjnë në fuqi sonte, kurse bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi.

Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ.

Njoftim lidhur me masat e reja anti-Covid 19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë informon se në bazë të rregullores aktuale të Qeverisë Austriake të lëshuar me dt. 15.12.2020, që nga data 19.12.2020 do të hynë në fuqi këto masa të reja për hyrje në Austri:

Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ.

Kjo rregullore qëndron në fuqi deri në një vendim tjetër.

Për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës vlen vendimi i Qeverisë së Kosovës i lëshuar me 11.11.2020 si vijon:

Me respekt

Ambasada e Kosovës në Vjenë. /Telegrafi/

Exit mobile version