Telegrafi

Bashkatdhetarët po presin 7 orë për ta kaluar kufirin në Merdar

Foto: Ilustrim

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 16:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.

Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimet kufitare Dheu i Bardhë, Jarnjje dhe Mutivode, ku janë krijuar kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë, transmeton Telegrafi.

Edhe në Muçibabë ka kolona dhe pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin me Serbinë.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/