Site icon Telegrafi

Bashkatdhetarët nga Franca sigurojnë dy autopompa për zjarrfikësit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se komuna e Namurit në Francë ka dhuruar dy auto pompa zjarrfikësve të komunës së Prishtinës.

“Falënderojmë Komunën e Namurit, për dy kamionët e zjarrfikësve që i dhuroi për Komunën e Prishtinës”, thuhet në një postim të komunës së Prishtinës në Facebook.

Një javë e mbarë, komunitet shqiptar në Namur janë organizuar dhe sot u bë e mundur dhurimi i dy auto pompave zjarrfikëse të destinohen për komunën e Prishtinës.

Muhedin Nushi, me cilësinë e nënkryetarit të Komunës, mori çelësat simbolikisht nga Kryetari i Komunës së Namurit, Maxime Prevot, në ceremoninë e organizuar me këtë rast. /KP/

Exit mobile version