Site icon Telegrafi

Basha:Jo ministër i Brendshëm hetuesi i diktaturës

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha deklaroi sot se një shoqëri që nuk harron të kaluarën diktatoriale nuk pranon xhelatët në jetën publike.

Kryetari i PD-së, Basha ka nisur sot nga “Çadra e Lirisë”, betejën për të penguar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të marrë detyrën e ministrit me pretendimin se ai ka qenë hetues i diktaturës komuniste.

Sot në “Çadrën e Lirisë”, në prani të të përndjekurve politike, Basha u shpreh se “e vetmja perspektivë europianë, është largimi i Edi Ramës, dhe krijimi i qeverisë teknike pa persona që kanë lyer duart më gjakun e shqiptarëve. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version