Telegrafi

Basha: Vettingu të nisë me Ramën dhe ministrat e tij

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për lidhje me krimin.

Në këto rrethana, ka vlerësuar Basha, procesi i vettingut duhet të fillojë nga rangjet më të larta të shtetit.

“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat”, ka deklaruar Basha, i cili ka sjellë rastin e denoncuar nga një qytetar.

“Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Çelën, me makinë të blinduar kanë goditur makinën e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit. Kjo, pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”, thotë mesazhi që i është dërguar Bashës. /Telegrafi/