Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se vetëm nga abuzimet me fondet publike, shqiptarëve “u janë vjedhur 1000 euro për frymë”.
“2.8 miliardë euro vetëm abuzime me fonde publike. Vetëm përmes taksave dhe kredive shtetërore ju ka vjedhur 1000 euro për frymë. Ky është komploti ekonomik i drejtuar ndaj kujtdo. Kjo vjedhje shtrihet te demokratët dhe te socialistët. Këto para’ shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish që përbëjnë së bashku kupolën e komplotit kundër qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.
Duke iu referuar vetting-ut, Basha tha: “Vetting-un e bën populli, por vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Me vetting-un, Rama dëshiron të fusë në dorë aparatin e drejtësisë, në mënyrë që miqtë e tij të korruptuar të mos kenë ferra nëpër këmbë. Gjithçka është bërë me qëllimin jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur gjyqtarë të pastër, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm. E përsëris se jemi këtu, i vendosur të qëndroj si pengesë për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama”. /Telegrafi/