Telegrafi

Basha: Vendosëm unanimisht djegien e mandateve

Deputetët e Partisë Demokratike, pavarësisht diskutimeve në parim, kanë rënë dakord unanimisht që të vijojnë me djegien e mandateve.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ata kanë mandatuar kryetarin Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

“Qëllimi ynë krijimi i një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira, parakohshme”, deklaroi Basha pas mbledhjes, duke konfirmuar qëndrimin unanim të grupit parlamentar.

Gjithashtu bëhet e ditur se është vendosur që të ngrihet një grup pune për teknikalitetet, duke propozuar si anëtarë Gazmend Bardhin, Oerd Bylykbashin, Enkelejd Alibeajn, Çlirim Gjatën dhe Ivi Kason. /tch/