Site icon Telegrafi

Basha: Vëmendja e opozitës, garantimi i zgjedhjeve të lira

Lideri i Opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha është takuar të hënën me aleatët e djathtë, ku temë kryesore kanë qënë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E gjithë vëmendja e opozitës, tha ai, është fokusuar tek garantimi i zgjedhjeve të lira.

“Propozimi do të marrë formë finale pas diskutimit me të gjithë partitë e koalicionit opozitar. Ka një sërë opsionesh votim elektronik. Numërimi elektronik është tashmë reflektim ligjor që duhet respektuar në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Ai ka diskutuar me aleatët edhe çështjen e sistemit zgjedhor ku tha se kanë diskutuar për të gjitha opsionet që nga korrektimi proporcional. “Mirëbesim vetëm nëse garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës ka diskutuar me aleatët edhe platformën ekonomike të Partisë Demokratike. /Telegrafi/

Exit mobile version