Lideri i opozitës në Shqipëri ka uruar presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Me anë të një postimi në Twitter, Lulzim Basha, thotë se zgjedhja e Von der Leyen është një lajm i mirë për Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë.
Shkrimi i plotë i Bashës
Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në vlerat thelbësore evropiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!. /Telegrafi/
Warmest congratulations to the new @EU_Commission President, Ursula @vonderleyen. The first lady in charge of the EU Commission is a leader of strong beliefs in the core European values of freedom, democracy, rule of law, and individual dignity. Good news for EU and for Albania! pic.twitter.com/hhY7oi9euv
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 16, 2019