Site icon Telegrafi

Basha u premton taksa të ulëta biznesmenëve nga Gjermania

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka takuar të premten një grup biznesmenësh gjermanë. Programi i PD-së sipas tij, do t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe sipërmarrësve.

“Kemi biseduar me biznesmenë, qytetarë dhe fermerë në të gjithë vendin. Kjo qeveri e vulosi dështimin që me rritjen e taksave. Programi ynë do të japë zgjidhje për problemet e qytetarëve dhe sipërmarrësve”, tha Basha.

Kryetari i PD-së theksoi se mbështet politikën e taksave të ulëta.

“Do të nxisim sipërmarrjen që paratë që sot i paguan për taksa, t’i investojë për shtim të vendeve të punës dhe pagave. Çdo shqiptar ka paguar 500 dollarë shtesë nga rritja e taksave”, theksoi Lulzim Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version