Site icon Telegrafi

Basha: Tronditëse ngjarja në Kamëz, shqetësim për mungesën e sigurisë në vend

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët e policit që humbi jetën mbrëmë në detyrë. Ai u aksidentua nga një 22 vjeçar që ecte me shpejtësi të madhe në rrugën Tiranë-Kamëz. Basha theksoi se nuk ka siguri në vend ndaj ndodhin çdo ditë krime dhe aksidente të rënda.

Mesazhi i plotë i liderit demokrat, Basha

Ngjarje jashtë mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në çdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri. /Telegrafi/

Exit mobile version