Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se qindra qytetarë të Fierit mbushën sot Sheshin e Lirisë dhe folën për vështirësitë, varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat ata ndeshen.
Shkrimi i plotë i Bashës i publikuar në Facebook:
Qindra qytetarë të Fierit mbushën sot Sheshin e Lirisë dhe folën për vështirësitë, varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat ata ndeshen. Qarku i Fierit ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore, nga nafta tek siëprfaqja më e madhe e tokës bujqësore që ka vendi. Por fierakët jetojnë në varfëri, e cila i ka çuar drejt emigrimit masiv, sidomos të rinjtë. Taksat e larta, kushtet e vështira për sipërmarrjen dhe korrupsioni qeveritar po e dënojnë Fierin dhe gjithë Shqipërinë. Të vetmit përfitues të republikës së vjetër janë klientët që rrëmbejnë koncesione dhe kontrata publike, siç është projekti incineratorit të planifikuar në Fier, i cili do të dëmtojë mjedisin dhe shëndetin e fierakëve.
Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do t’i hapim rrugën Republikës së Re dhe një qeverie të njerëzve. Ne do të ulim taksat e do të lehtësojmë kushtet për biznesin dhe do t’i japim fund arbitraritetit të shtetit e dhunës së taksidarëve dhe inspektorëve. Ne do të investojmë 150 milionë euro në bujqësi, nga të cilat 100 milionë euro do të jenë subvencionim i fermerëve. Ne do të investojmë në arsim dhe shëndetësi për të përmirësuar mirëqenin e njerëzve.