Site icon Telegrafi

Basha: Thaçi dhe Veseli do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot pas propozim aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga gjenocidi, tek spastrimi etnik kundër popullit të Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve iu desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë, por edhe ta mbrojnë atë”, ka thënë Basha.

Ai ka shprehur bindjen e tij se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

“Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”, përfundon reagimi i kreut të PD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version