Deputetët e Partisë Demokratike (PD), të kryesuar nga kryetari Lulzim Basha kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë.
Pasi ka vendosur buqeta me lule dhe ka mbajtur një minutë heshtje, Basha ka mbajtur edhe një prononcim për mediat.
“Dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen gëzuar 28 Nëntorin. Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen e jo largohen shqiptarët. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Gëzuar 28 Nëntorin”, ka thënë Basha. /Telegrafi/