Site icon Telegrafi

Basha: Ta lexoj letrën pastaj kthej përgjigje

Lideri i PD-së Lulzim Basha kërkoi të njihej njëherë me ftesën e Ramës për të kthyer përgjigje nëse do të pranojë apo jo zgjatjen e dorës së kreut të maxhorancës për dialog për reformën në drejtësi.

Në takimin me të rinjtë e Partisë Demokratike të ndaluar nga policia gjatë protestës për parkun e lojërave tek kodrat e Liqenit, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me ftesën e Kryeministrit.

“Së pari më duhet ta lexoj njëherë letrën, pastaj të flas për të. Të lexoj letrën njëherë, pastaj do t’i kthej përgjigje. Brenda ditës do t’i kthej përgjigje”, tha ai.

Basha përsëriti thirrjet ndaj maxhorancës të plotësojë, ato që i quajti detyrime kushtetuese, duke iu referuar këtu dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputetëve, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, që opozita akuzon për shkelje të ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version