Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një deklarate, tha se dy grabitje biznesesh në zemër të vendit dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë kambanat e alarmit që bien papushim, e çdo ditë, për pasigurinë totale.
Ai denoncoi edhe një tjetër rast, që sipas tij, ka ndodhur në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Basha thotë se ka arritur të arratiset një shtetas turk ë cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë.
Deklarata e plotë:
Dy grabitje biznesesh sot në zemër të vendit, dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë kambanat e alarmit që bien papushim, e çdo ditë, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë. Ndërkohë pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë në Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur faqe policisë një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë.
Lajm tronditës vrasja e një 17-vjeçari e përdhosja e trupit të tij. Të plagosur rëndë nga aksidenti në Librazhd, e një i vdekur në Shkodër nga përplasja me makinë, çka e çon mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit.
Ky është shpartallim total i çdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar është qeveria. I dorëhequr de fakto është kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka më prioritet qytetarët, por ruajtjen e arave me drogë. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e taksës 30 për qind për çdo rrënjë, është detyra e vetme që i ka lënë kryeqehajait të tij narkoman. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë fatkeqësi.
Shqipëria meriton rend e siguri. Dhe në do t’ja japim. Krimi do të shtypet. Politikanët e lidhur me të do të kenë të njëjtin fat.? Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.