Site icon Telegrafi

Basha: Shteti është dorëzuar para krimit

Lideri i Opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha vizitoi familjen e të ndjerit Agim Buci i cili u vra në përleshje me grabitësit. Ai hodhi akuza ndaj qeverise duke thënë se merret me fasada dhe jo me problemet reale te vendit.

“Kamza dhe gjithë Shqipëria është tronditur mbrëmë nga ngjarje barbare kriminale. Agim Buci kryefamiljar dhe baba i katër fëmijëve është ekzekutua me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij, ndërsa bashkëshortja e tij Merita është plagosur. E gjitha kjo ka ndodhur në sytë e djalit të vogël 6-vjeçar. Jam sot këtu për t’i shprehur ngushëllimet e mia familjes Buci për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”.

Sipas tij, pasiguria e familjeve shqiptare ka marrë përmasa tronditëse.

“Në më pak se 4 javë, jo vetëm grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare. Kjo është dëshmi e dështimit total të rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve kur kemi qeveri në shërbim të kriminelëve”, deklaroi Lulzim Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version