Site icon Telegrafi

Basha: Shqipëria ka problem me votën e lirë, krimi ka ndërhyrë në proceset zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka thënë se Shqipëria ndodhet në krizë të thellë ekonomike dhe politike.

Basha thotë se vendi ka probleme serioze në sigurimin e votës së lirë.

“Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka probleme të thella dhe serioze me votën e lirë. Pas zgjedhjeve të 2013-ës vendi u përball me përfshirjen e kriminelëve në Parlament dhe në qeverisje. Vetëm falë insistimit të opozitës, miratuam Ligjin e Dekriminalizimit, që nxori jashtë institucioneve shtetërore mbi 350 person”, tha Basha.

Sipas tij, krimi ka ndërhyrë në proceset zgjedhore.

Lexo po ashtu Basha për Telegrafin: Kosova ka ditur gjithmonë t’i tejkalojë sfidat, një Shqipëri e fortë e me diplomaci dinamike do ta ndihmonte shumë 

“Krimi ka ndërhyrë dhunshëm edhe në proceset tona zgjedhore. Në bashkëpunim me politikanët, ata kanë blerë dhe kërcënuar për votën, e më pas, për këtë shërbim ata janë shpërblyer me poste, tenderë, koncesione, prona, leje ndërtimi, etj. Garantimi i votës së lirë është beteja kryesore. Duhet bërë drejtësi për shitblerjen e votës. Kemi dy dosje të njohura si Dibra dhe Durrësi, me numrat 184 dhe 339, me të cilat po luhet ping-pong, nga njëra gjykatë në tjetrën, sepse Edi Rama nuk lejon që ato të hetohen. Kemi 7 vjet betejë pas beteje me krimin dhe me korrupsionin. E nisën me krimin në qeverisje dhe e mbyllën me krimin që blen e kërcënon për vota. Sot ky është edhe një kusht për integrimin e vendit”, tha ai për Telegrafin.

Basha gjithashtu në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen finale që pritet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version