Kryetari i Partisë demokratike (PD) Lulzim Basha zhvilloi një takim me deputetin socialist, Pandeli Majko.
Pas takimit në Hotel Rogner, Lulzim Basha deklaroi se takimi me Pandeli Majkon u zhvillua në kuadër të Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Tiranë.
“Respektoj z.Majko për kontributin e tij ndër vite dhe shpresoj që komunikimi politik normal mos të përbëjë lajm në Shqipëri. Tema kryesore e diskutimit ishte Asamblea e NATO”, tha lideri i PD-së Basha pas takimit.
Në fund të muajit prill në Tiranë zhvillohet për herë të parë Asambleja e NATO-s, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë së aleancës ushtarake. /Telegrafi/