Sipas mesfushorit të Torinos, nuk ka më vend për eksperimente në karrierën e tij.
"Sigurisht që u gëzova shumë. Ishte një lajm mjaft i mirë, por duhet të mendojmë që janë vetëm ndeshje miqësore. Sigurisht që si hap i parë është shumë mirë dhe shpresoj që të luajë edhe ndeshje me rëndësi ndërkombëtare. Nuk e kam menduar asnjëherë. Është e sigurt që duhet të pres edhe tri vjet ashtu siç prita për të luajtur me Shqipërinë”, ka thënë Basha për të përditshmen sportive shqiptare "Gazeta Sport".
“ Jam duke arritur në një moshë në të cilën nuk mund të bëj eksperimente me karrierën time. Nuk pretendoj të luaj edhe 20 vite të tjera, kështu që kam të tjera plane", ka theksuar ai. /Telegrafi/