Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe rrugët e PD-së me atë janë të ndara.
Basha tha se sot sipas statutit të partisë ka pas vetëm një aktivitet dhe ai është Kuvendi Kombëtar dhe të thërrasësh një referendum është tallje me demokratët.
Ai pas mbledhjes së kryesisë, se 5004 delegatë në Kuvendin Kombëtar me një shkëmbim mendimesh dhe liri të plotë, vendosen me votën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë, pasi shqiptarët prisnin ndryshimin dhe e presin nga ata edhe sot.
“Demokratët zgjedhin interesin kombëtar, zgjedhin të ardhmen dhe sot PD është pastruar nga e shkuara. Fokusi i tyre është organizimi i zgjedhjeve dhe heqja nga pushteti të atyre me vota të vjedhura dhe për të nisur reformat dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Basha, raportojnë mediat shqiptare.
Basha tha se Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar i PD-së dhe rrugët e PD-së me të janë të ndara.
“Berisha mund të organizojë protesta kundër SHBA-ve, të formojë shoqata por është i përjashtuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së. Fokusi i jonë do të jetë t’i japim fund qeverisjes në krye me Edi Ramën që po ua bën jetën ferr shqiptarëve”, tha ai.