Site icon Telegrafi

Basha: Raporti i DASH, shkatërrimtar për Shqipërinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha i vlerësoi si shkatërrimtare për vendin të dhënat e raportit të DASH për çështjen e narkotikëve në Shqipëri.

Vendi tha ai është në udhëkryq për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin dhe korrupsionin.

“Është një raport shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, të drogës, pastrimit të parasë, të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, së kapjes së shtetit. Natyrisht kryeministri do thotë janë kadrinjtë e  DASH që e bëjnë këtë punë”, tha Basha.

Deklaratat erdhën në një tryezë me gazetarët mbi lirinë e medias, ku Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të ketë ndikim apo presion mbi to.

Tryeza për qëllim ka që PD në bashkëpunim me shoqatat e gazetarëve të hartojë një dokument që i jep përgjigje situatës së lirisë së medias në Shqipëri.

“Të pranosh atë që ka qenë gabim mendoj se është parakusht për të qenë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndrequr. Përpjekja duhet të jetë e përbashkët’, tha ai.

Ndërkohë në dalje të aktivitetit Basha komentoi aktualitetin politike.

“Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë. Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama”, tha Basha./Ora news/

Exit mobile version