Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e PD-së ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në PS.
“E dëgjuat çfarë tha sot: Bëni referendum për mua, njëlloj si Enver Hoxha. Edhe atëherë kishte referendum, por vetëm me një kandidat dhe fitonte me 99.99 për qind”, tha Basha.
Më tej lideri i opozitës akuzoi sërish Ramën për futjen në Kuvend të personave me rekorde kriminale.