Site icon Telegrafi

Basha: Rama ka frikë nga protestat

Arrestimi i aktivistëve të Partisë Demokratike në këtë fillim viti, ka sjellë edhe reagimin e vetë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi të fundit në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se ndalimi i aktivistëve në natën e ndërrimit të viteve është akt prej burracaku i Edi Ramës. Mëngjesin e sotëm sikundër kanë raportuar edhe mediat, në pikën kufitare të Morinit, u ndalua shtetasja Fiqirije Nezaj, aktiviste e Partisë Demokratike, pjesëmarrëse në protestën e 18 dhjetorit përpara Kuvendit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund! /Telegrafi/

Exit mobile version